Barcelona shpreson te polaku

Futboll

Barcelona shpreson te polaku

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:49
Robert Levandovski

Robert Levandovski ishte i vetmi lojtar i Barcelonas që, si të thuash, nuk ishte në ditën e tij më të mirë në suksesin e katalanasve kundër Atletikos së Madridit. Ndryshe nga ndeshjet e tjera në të cilat ku ai nuk ishte furnizuar me topa nga shokët e ekipit, ndaj Atletikos, polaku kishte të paktën pesë mundësi të qarta për të shënuar, por ai nuk ishte i suksesshëm në specialitetin e tij.

Rikthimi i instiktit “vrasës” të Levës është objektiv emergjent për Barçën që shpreson te golat e tij, sepse vetëm kështu mund të fitohen trofe. Sepse janë dhe shifrat që vërtetojnë këtë objektiv të katalanasve.

Duke rishikuar karrierën e Levandovskit është bërë e qartë, se kur ai shënon më shumë se kushdo tjetër (shpallet golashënuesi i sezonit), skuadra e tij është shumë më afër fitimit të trofeve.

Kjo ka ndodhur deri në tetë herë, mes Polonisë, Gjermanisë dhe Spanjës. Levandovski ishte golashënuesi më i mirë në Ligën Polake në sezonin 2009-10, 18 gola në 28 ndeshje, duke qenë çelësi që Leh Poznan të fitonte titullin për herë të parë që nga viti 1993. Marrëdhënia e drejtpërdrejtë midis statusit të tij si golashënuesi më i mirë dhe klubit kampion të Ligës, u transferua në Bundesligë në më shumë se 80% të rasteve.

Polaku fitoi Bundesligën me Bajernin në vitet 2016, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022, pasi fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë të turneut, me respektivisht 30, 29, 22, 34, 41 dhe 35 gola. E vetmja herë kur titulli si golashënuesi më i mirë në Bundesligë nuk i dha titullin, ishte në vitin 2014, kur ai shënoi 20 gola për Dortmundin. Ekuacioni i Levandovskit “golashënuesi më të mirë – ekipi kampion” u plotësua sërish në sezonin e tij të parë në Barcelonë, 2022- 23. Sezonin e kaluar 23 golat e tij në 34 ndeshje në La Liga i dhanë titullin kampion katalanasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat