Benzema: Pse e kritikoni kaq shumë

Futboll

Benzema: Pse e kritikoni kaq shumë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:45
Benzema

Karim Benzema ka tërhequr gjithmonë shumë kritika, sidomos në Francë.

Një qëndrim që nuk i pëlqen Kingsley Coman pasi mbrojti me të gjitha forcat ish-sulmuesin e Real Madridit.

Lojtari në pronësi të Bayern Munichut foli për Media Carré për lojtarin që u transferua në Al-Ittihad në seancën e fundit të tregut të transferimeve: “Nuk e kuptoj pse Karim Benzema kritikohet kaq shumë.

Ne vërtet po përpiqemi të sjellim më shumë gjëra negative rreth tij – vazhdoi ish-sulmuesi i Juventusit – kur në realitet duhet të raportojmë vetëm gjëra pozitive për gjithçka që ai ka bërë për futbollin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat