Tentativë zhvatjeje kundër klubit të Sevillës

Futboll

Tentativë zhvatjeje kundër klubit të Sevillës

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:29
Logo e Sevillës

Programi “TardeAR” ka zbardhur operacionin policor që përfundoi me arrestimin e liderit të mafias bullgare në Spanjë për tentativë zhvatjeje të drejtuesve të Sevilla.

Beyhan Mezi Rafi, i njohur më mirë si “Ivo Bullgari”, është arrestuar në një zonë të banuar në Madrid pas një operacioni policor që u zhvillua herët në mëngjesin e së hënës.

Lideri i “Los Rompecostillas” akuzohet se ka zhvatur të paktën një drejtues të klubit të Sevilla pasi pretendoi një borxh prej gjysmë milioni eurosh për shkak të një turneu në Meksikë që ekipi andaluzian do të bënte dhe në të cilin ai në fund nuk mori pjesë.

“Ivo” pretendoi se fliste në emër të një karteli droge në këtë vend të Amerikës së Veriut. Së bashku me liderin e grupit mafioz janë arrestuar edhe katër persona të tjerë.

Me sa duket, bullgari, një nga kontrollorët e mëdhenj të jetës së natës në Madrid dhe një nga kriminelët më të rrezikshëm në Spanjë, kishte urdhëruar një sërë telefonatash kërcënuese për disa punonjës të klubit të Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat