​“Nuk ka dyshim se i duhet operimi”, Newcastle mbetet pa portierin kryesor

Futboll

​“Nuk ka dyshim se i duhet operimi”, Newcastle mbetet pa portierin kryesor

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:33
Nick Pope

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe e ka konfirmuar se portierit Nick Pope do t’i duhet operimi.

Pope pësoi një lëndim gjatë fitores 1:0 kundër Manchester United, ku e ka nxjerrë nga vendi krahun e tij.

Dhe për këtë gjë, Pope do t’i nevojitet operimi.

“Nick Pope do t’i nënshtrohet operimit. Nuk ka dyshim që atij i duhet operimi. Kur do të rikthehet ai? Ne jemi duke menduar diku afërisht pas katër muajve”, tha Howe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat