Messi: Doja Barcelonën

Futboll

Messi: Doja Barcelonën

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:44
Messi

Lionel Messi u shpall sportisti i vitit 2023 nga gazeta amerikano-veriore “Time”. Në prononcimin e tij për këtë rast, argjentinasi foli për kalimin e tij në MLS.

Messi deklaron se prioriteti i tij në merkaton e verës ishte kthimi te Barcelona, por i vjen keq që klubi katalan nuk ishte financiarisht i qëndrueshëm:

E vërteta është se kisha në tryezë disa opsione që ishin interesante, por më duhej të analizoja dhe mendoja shumë, madje i diskutova me familjen time, përpara se të merrja vendimin përfundimtar për të ardhur në Miami.

Opsioni im i parë ishte të kthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. U përpoqa të kthehesha, por nuk ndodhi.”

Kampioni i Botës zbuloi se, pasi nuk ishte e mundur të transferohej në ish-klubin e tij, duhej të vendoste mes kampionatit saudit dhe atij të Amerikës së Veriut, një zgjedhje mjaft e ndërlikuar:

“Është gjithashtu e vërtetë që kam menduar shumë për të shkuar në ligën saudite, sepse e njoh vendin dhe e di që kanë krijuar një kompeticion shumë të madh, i cili në të ardhmen mund të bëhet shumë e rëndësishme. Si ambasador i turizmit të vendit, ishte një destinacion tërheqës për mua, veçanërisht sepse më pëlqeu gjithçka që vizitova, për shkak të mënyrës sesi po rritet futbolli atje dhe përpjekjeve që po bëjnë për të krijuar një kompeticion të nivelit të lartë. Ishte Arabia Saudite ose MLS, dhe të dyja opsionet ishin shumë interesante për mua.”

Messi kaloi në MLS, ku fitoi një titull me Inter Miamit, në pronësi të David Beckham, i cili bëri gjithçka që mundi për të bindur ish-skuadrën e PSG-së të largohej nga Evropa. Nëse lojtari do të kishte vendosur të shkonte në kampionatin saudit, destinacioni i tij do të ishte Al Hilal, rival i Al Nassr të Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat