Reagon Namani: Ne jemi të bashkuar 

Futboll

Reagon Namani: Ne jemi të bashkuar 

Nga: K. G. Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:08
Llapi

Futbollisti i Llapit të Podujevës, Hamdi Namani, ka reaguar në lidhje me ndeshjen e sotme mes Llapit dhe Phoniex.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 4:1 ndaj Phoniex-it dhe kualifikohen më tej në garat e Kupës së Kosovës.

“Sapo e pash një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku në ndeshjen e sotme për Kupë kisha ngarkesë dhe nuk po mund ta vazhdoja ndeshjen, pastaj kërkova ndërrim nga shtabi teknik. Isha shumë i mllefosur në vetveten time sepse doja të luaja ende dhe t'i ndihmoja ekipit e në momentin e zëvendësimit duke dalë nga fusha, shiritin e kapitenit ia kam dhuruar Musollit por asesi nuk e kam gjuajtur.

Iu bëj me dije se asnjë reagim nga ana ime nuk ka të bëj as me bashkëlojtarët, as me shtabin teknik as me Kryetrajnerin sepse këtu jam duke ndjerë veten më mirë se asnjëherë tjetër dhe jam shumë i etur për të kontribuar edhe më shumë për klubin.
Ne jemi të bashkuar, unik dhe të lidhur njëri-tjetrin sepse kemi një organizim shumë të mirë brenda klubit me kushte, staf profesional dhe kryesi shumë korrekte.

Shpresoj që askush të mos ndjehet keq nga pamjet e publikuara sepse realiteti nuk qëndron ashtu siç është komentuar nga njerëz të caktuar

I juaji dhe gjithmonë në shërbim të ngjyrave të klubit të zemrës, zv. Kapiteni”, - reagon Hamdi Namani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat