Bayern sërish pas yllit të Fulhamit

Futboll

Bayern sërish pas yllit të Fulhamit

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:52
Palhinha

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, sërish ka diskutuar për transferimin e mundshëm të mesfushorit të Fulhamit, Joao Palhinha.

Hainer pranon se mesfushori portugez mbetet objektiv për “Bavarezët” në afatin kalimtar të janarit.

“Ai gjatë verës ishte këtu për një kontroll mjekësor, por klubi i tij nuk dha dritën jeshile, për të cilën na vjen keq. Por, siç thashë, ne jemi duke e shikuar tregun”, tha Hainer.

“Bavaria është mirë ekonomikisht dhe në gjendje të veprojë. Por duhet të gjejë mirëkuptim me klubin e tij”, ka theksuar i pari i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Bayern Munich thuhet se është i gatshëm të paguajë para të majme për ta blerë asin e Fulhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat