Milani planifikon shitjen e Kruniçit

Futboll

Milani planifikon shitjen e Kruniçit

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 18:39
Rade Kruniç

Milani raportohet se po konsideron shitjen e Rade Kruniç në afatin kalimtar dimëror, pas interesimit të Fenerbahces.

30-vjeçari ishte vendosur si një pjesë e rëndësishme e repartit të mesfushës së Stefano Piolit në fillim të sezonit 2023/24, por shanset për të kanë filluar gradualisht të bien në javët e fundit.

Kuqezinjtë patën një ndryshim në mesfushë gjatë merkatos së verës, pasi nënshkruan me Ruben Loftus-Cheek, Tijjani Reijnders dhe Yunus, të cilët shihen si opsione për mesfushën.

Të shtunën, Krunic mbeti në pankinë, ndërsa Milani regjistroi një fitore 3:1 ndaj Frosinones në “San Siro”. Kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar, ai hyri në fushë për vetëm gjashtë minuta aksion.

Tani, sipas “Calciomercato”, Milani po konsideron një shitje të tij në afatin e janarit.

“Rossonerët” kishin tentuar të nënshkruanin kontratë afatgjate me boshnjakun gjatë verës, për një pagë prej 2 milionë eurosh në vit, plus 500 mijë euro në formë të bonuseve, por që marrëveshja nuk ishte arritur.

Fenerbahce kishte bërë hetime gjatë afatit kalimtar të verës dhe është ende e interesuar për Krunicin, i cili tani mund të bëhet i disponueshëm në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat