Mbappe dhe Vitinha i dhurojnë fitoren me 10 lojtarë

Futboll

Mbappe dhe Vitinha i dhurojnë fitoren me 10 lojtarë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:54
Mbappe e Donarumma

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë në javën e 14-të të kampionatit francez.

Një fitore që bëhet akoma më e rëndësishme nga fakti se skuadra e Luis Enrique ka luajtur me një lojtar më pak nga minuta e dhjetë e ndeshjes.

Ndeshja, në fakt, nuk ka nisi aspak mirë për miqtë, që kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas vetëm 10 minutash lojë pas kartonit të kuq të marrë nga Donnarumma.

Në një tentativë për të larguar topin, portieri italian ka dalë huq dhe ka goditur kundërshtarin dhe arbitri nuk është menduar dy herë për ta dërguar në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht inferioritetit numerik, ka qenë PSG që ka kaluar në avantazh në minutën e 23-të me një gol të bukur të Kyllian Mbappe.

Në pjesën e dytë, në minutën e 89-të, PSG ka gjetur edhe golin e sigurisë. Ka qenë Vitinha që ka shënuar për parisienët duke fiskuar shifrat në 2-0.

Falë tri pikëve të marra sot, PSG kryeson renditjen me një avantazh prej katër pikësh ndaj Nice-s së vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat