Gjyqtaret nga Kosova ndajnë sërish drejtësinë në Ligën e Kombeve 

Futboll

Gjyqtaret nga Kosova ndajnë sërish drejtësinë në Ligën e Kombeve 

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:47
Pamje nga një ndeshje

Gjyqtaret nga Kosova, në krye me Rita Vehapin dhe asistentet Lumturije Muhadri e Fitore Govori dhe gjyqtaren e katërt Festina Koxha, do të drejtojnë ndeshjen e Ligës së Kombeve për femra, ndërmjet Maltës dhe Letonisë, më 5 dhjetor në Te Qali, në orën 16:00.

Kjo është hera e dytë që kjo katërshe nga Kosova ndanë drejtësinë në një ndeshje të kësaj gare prestigjioze, pas debutimit të tyre të suksesshëm në ndeshjen Turqi-Lituani në fund të shtatorit.

Ndeshja e së martës, Maltë-Letoni, që vendos për pozitën e parë në grup dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, shënon një tjetër sukses për futbollin e femrave në Kosovë.

Ky sukses i gjyqtareve tona shënon një kapitull të ri të zhvillimit të futbollit të femrave në vendin tonë në të gjitha segmentet dhe ndihmon në afirmimin e vlerave të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat