Inter dhe Milan “fiksohen” pas mbrojtësit të Genoa-s

Futboll

Inter dhe Milan “fiksohen” pas mbrojtësit të Genoa-s

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:37
Dragusin

Inter dhe Milan janë gati për derbin e radhës, por këtë herë në merkaton e janarit, me dy skuadrat milaneze që janë “fiksuar” pas mbrojtësit, Dragusin.

Florin Manea, agjenti i mbrojtësit të Genoa-s, Radu Dragusin, foli për mediet italiane duke u fokusuar te interesimi i lartë për klientin e tij nga dy klubet e Milanos.

“Më kanë telefonuar shumë klube për të kërkuar informacion rreth Dragusin, por kanë qenë vetëm biseda.

Dua t’i jap fund gjithë këtyre thashethemeve, nuk ka asgjë konkrete dhe zyrtare. Radu është i lumtur që është këtu, ndihet mirë dhe nuk dëshiron të largohet. Ai është 100% i fokusuar vetëm te Genoa”, – tha Manea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat