Al-Hilal fiton “sfidën e gjigantëve”

Futboll

Al-Hilal fiton “sfidën e gjigantëve”

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:33
Al-Hilal

Al-Hilal fiton “sfidën e gjigantëve”!

Skuadra e Al-Hilal ka arritur një fitore madhështore, mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “King Fahd International Stadium” ka mposhtur, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Saudi Pro League, skuadrën e Al-Nassr, pjesë e së cilës është edhe 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, me rezultatin e thellë, 3:0.

Tre gola, në pjesën e dytë, nga Sergej Milinkoviq-Saviq dhe Aleksandar Mitroviq, me këtë të fundit, që shënoi një dopietë, në minutat 64’, 89’ e 90+2’ mjaftuan për t’i dhuruar fitoren skuadrës së Jorge Jesus, e cila tashmë udhëheq e vetme kampionatin në vendin e parë të tabelës.

Skuadra e Al-Hilal është ngjitur në kuotën e 41 pikëve, plot 7 më shumë se rivalët më të afërt, Al-Nassr, të cilët kanë arritur të grumbullojnë deri më tani 34 pikë, në 15 javët e para të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat