Henry: Është sulmuesi më i kompletuar në botë

Futboll

Henry: Është sulmuesi më i kompletuar në botë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:55
Thierry Henry

Ikona e Arsenalit, Thierry Henry, e ka etiketuar ish-super yllin e Tottenham, Harry Kane si ‘sulmuesin më të kompletuar në botë’ pas fillimit të tij të jashtëzakonshëm te Bayern Munich.

Kane u largua nga Spurs për Bayern në verë në një marrëveshje të raportuar prej 95 milionë eurosh. Kapiteni i Anglisë ka pasur një ecuri rekord me gjigantët e Bundesligas.

30-vjeçari ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë shtatë asiste në vetëm 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai vendosi një rekord të ri në kampionat për më shumë gola (17) të shënuar pas 11 javëve të Bundesligas, duke kaluar ish-heroin e Bayern-it Robert Lewandowski, i cili shënoi 16.

Henry tha për CBS Sports Golazo:

“Nuk jam i befasuar. Kam thënë prej kohësh që Kane është sulmuesi më i kompletuar në botë. Kudo që të shkonte, ai do të kishte shkëlqyer. Nëse do të ishte Bayern ose ndonjë klub tjetër”.

Henry sugjeroi se është hera e parë që ish-sulmuesi i Spurs luan për një ekip të madh si ai bavarez:

“Kjo është hera e parë që Kane luan në një klub të këtij niveli, që është aq dominues në mbajtjen e topit duke i dhënë mundësinë atij të bëjë atë që do të bëjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat