Kuç: Kemi rast dhe do të luftojmë deri në fund

Futboll

Kuç: Kemi rast dhe do të luftojmë deri në fund

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:16
Kuç

Edvin Kuç ka thënë se Ballkani e meritoi të fitonte në këtë ndeshje edhe pse pësuan humbje 1-0 ndaj Viktoria Plzenit.

Kapiteni i skuadrës nga Suhareka tregoi se ata ishin përgatitur për të fituar në këtë duel, por që u mungoi fati.

“Me kokën e nxehtë është vështirë për të folur. Kemi përgatitur lojën për ta fituar. Plzeni e ka kaluar grupin dhe ka luajtur pa presion”, ka thënë fillimisht Kuç pas ndeshjes për “ArtMotion”.

“E kemi ditur që Plzeni është ekip i fortë fizikisht. Në pjesën e parë ka munguar fati për të shënuar. Portieri i tyre 2-3 herë priti tentimet tona, pastaj një lojtar tjetër e largoi topin nga vija e portës.

Do ta provojmë kualifikimin në Zagreb”.

“Kemi bërë shumë lojëra dhe nuk kemi presion. Faktikisht ne shkojmë për të fituar çdo ndeshje. Nuk jemi dorëzuar”.

“Në pjesën e dytë kundërshtari luajti me kundërsulme.

Në fund u mposhtëm, por kemi shans dhe do të luftojmë deri në fund.

Tani kemi çdo tre ditë lojëra. Na mungoi edhe Walid Hamidi dhe Almir Kryeziu që u lëndua në stërvitje"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat