Vllaznia bëhet pjesë e Rrjetit Evropian

Futboll

Vllaznia bëhet pjesë e Rrjetit Evropian

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:40
Logo e Vllaznisë

Padyshim janë një nga klubet më me histori në vendin tonë, mirëpo prej kohësh tashmë janë në një krizë lotjarësh dhe e këna humbur atë “shëlqimin”, që kishte dikur mirëpo duket se gjithçka mund të ndryshojë së shpejti.

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të klubit në rrjetet sociale, “kuqeblutë” e Vllaznisë treguan se janë tashmë pjesë e Rrjetit Europian për Zhvillimin e Futbollit.

Një risi kjo nga shkodranët që janë shndërruar edhe në të parin klub shqiptar që bën pjesë në këtë Rrjet.

Në komunikatën e klubit shkodran theksohet se Vllaznia si pjesë e kësaj organizate do të synojë të zhvillojë projekte që lidhen me aspektin social duke ndërmarrë nisma në dobi të komunitetit dhe për qytetarët e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat