Francezët nuk i ndahen Partizanit

Futboll

Francezët nuk i ndahen Partizanit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 21:37
Partizanit

Francezët nuk i ndahen Partizanit!

Partizani është skuadra kampione në fuqi e Superiores dhe natyrisht lajmet e merkatos qarkullojnë në ambientin e të kuqve. ‘Demat’ arritën të shisnin për një shifër rekord, Xhulio Skukën te Metz në janarin e shkuar.

Rrugën e ish-bomberit dibran mund ta ndjekë një tjetër lojtar. Archange Bintsouka ka zgjuar interesin e disa ekipeve në Ligue 1 dhe Ligue 2, sipas ‘Futbolli në Shqipëri’.

Kongolezi po shkëlqen me fanellën e kuqe këtë sezon kun ë 12 ndeshje në Superiore ka shënuar 6 gola, ndërsa e ka tundur rrjetën edhe një herë në kualifikueset e Conference League. Kongolezi 21-vjeçar, 1.87 i gjatë është nën kontrate më Partizanin dhe ka një vlerë prej 325 mijë eurove në Transfermarkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat