Milani refuzon Andriy Shevchenko-n si trajner,

Futboll

Milani refuzon Andriy Shevchenko-n si trajner,

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:56
Shevchenko

Milani është duke marrë disa rezultate negative radhazi.

Në Champions League, aventura e kuqezinjëve është thuajse e marrë fund. Vetëm në rast fitore të Dortmundit kundër PSG dhe në rast se Milani fiton në transfertë me Newcastle, italianët do të vazhdojnë më tej.

Tifozët janë të irrituar dhe nuk janë të paktë ata që kanë kërkuar shkarkimin e Piolit. Nga ana tjetër, gazetari italian Nicolo Schira ka zbuluar një prapaskenë. “Milanit iu ofrua nga disa njerëz edhe emri i Andriy Shevchenko.

Klubi vendosi ta refuzonte pasi profili i Shevchenko nuk i bindi si trajner. Shevchenko do të vinte si trajner deri në qershor të 2024, për të mbyllur sezonin. Për momentin, Milani vazhdon t’i besojë Piolit”, u shpreh Schira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat