Ramos drejt divorcit?

Futboll

Ramos drejt divorcit?

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:27
Ramos - i pari majtas

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio janë përfshirë në një vorbull spekulimesh për marrëdhënien e tyre.

Një mori informacionesh tregojnë për një krizë të mundshme në çift. Tërhoqi vëmendjen mungesa e prezantueses në ditëlindjen e vjehrrës, organizuar në Seville.

Futbollisti shkoi në këtë ceremoni me motrën e tij.

Megjithatë, edhe pas thashethemeve, asnjëri nga dy protagonistët nuk ka komentuar ende për këtë çështje. Të dy vazhdojnë të publikojnë postime të ndryshme në profilet e tyre në Instagram.

Këtë të hënë, Sergio Ramos nuk ka ngurruar të ndajë imazhe të ndryshme nga festa e ditëlindjes së nënës së tij, Paqui. Një festë ku morën pjesë prindërit e lojtarit të Sevilla dhe dy vëllezërit e tij, Mirian dhe Rene. As Pilar Rubio dhe as Lorena Gómez nuk u panë aty.

“Pak gjëra më mbushin me më shumë krenari sesa të qenit ‘djali i Paqui’.

Sepse, mami, ti na mbush me krenari me dashurinë tënde, mirësinë tënde, gëzimin tënd dhe të gjitha ato cilësi që na kanë ndihmuar të jemi më të mirë çdo ditë të jetës sonë. Ne jemi me fat që e shijojmë këtë ditëlindje pranë jush. Të duam, mami. Gëzuar ditëlindjen!” – ka shkruar Sergio Ramos në profilin e tij.

Një publikim në të cilin futbollisti pozon fillimisht me prindërit, më pas me gjithë familjen, disa imazhe me vëllezërit, në festën që i kanë organizuar nënës së tyre.

Pilar Rubio nuk është shfaqur në asnjë nga imazhet e kësaj feste. Mirëpo, këtë të hënë, prezantuesja televizive ka ndarë një tjetër publikim në profilin e saj në Instagram. Një postim në të cilin ajo shfaqet në një automjet, e buzëqeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat