Shakhtar Donetsk fiton, Muja titullar

Futboll

Shakhtar Donetsk fiton, Muja titullar

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 20:37
Pamjwe nga ndeshja

Shakhtar Donetsk ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Antwerp, në takimin e xhiros së pestë të Grupit H të Champions League në futboll.

Futbollisti Matviienko në minutën e 12-të shënoi për fitoren e skuadrës ukrainase.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Hamburg të Gjermanisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, është paraqitur titullar për Antwerp.

Muja është ndëshkuar me kartonë të verdhë. 

Shakhtar renditet në vend të tretë me 9 pikë në Grupin H por ka një ndeshje më shumë se lideri Barcelona që ka 9 pikë sa ka edhe Porto në vend të dytë. Antwerp është në vend me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat