Lazio kërkon me patjetër pikë, Antwerp i Mujës kundër Shakhtar

Futboll

Lazio kërkon me patjetër pikë, Antwerp i Mujës kundër Shakhtar

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:03
Fomracionet Lazio - Celtic

Lazio do  të presë në shtëpi skuadrën e Celtic në orën 18:45.

Skuadra e kryeqytetit italian kërkon me patjetër fitoren përballë skuadrës skoceze, me qëllim për të luftuar për dy vendet e parë të grupit.

Lazio ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Celtic në vendin e fundit me 1 pikë. Elseid Hysaj e nis nga stoli këtë sfidë.

Sfida tjetër e kësaj ore do të jetë ajo mes Shakhtar Donetsk dhe Antwerp.

Skuadra ukrainase ndodhet në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa Antwerp i sulmuesit tonë shqiptar, Muja, ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat