Agjenti e fton Real Madrid-in për të transferuar Haalandin

Futboll

Agjenti e fton Real Madrid-in për të transferuar Haalandin

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 18:48
Haaland

Agjenti i Erling Haalandit e ka ngacmuar Real Madridin lidhur me transferimin e mundshëm të klientit të tij.

Norvegjezi është i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid në verën e ardhshme, pasi spanjollët hoqën dorë nga Kylian Mbappe.

I pyetur lidhur me këtë mundësi, agjenti Rafaela Pimienta tha: “Haaland te Real Madrid? Nuk e di, pyesni Madridin”.

Deri më tani të gjitha këto janë spekulime, por që janë shtuar pasi agjentja ishte e pranishme në përballjen Real Madrid-Braga.

Thuhet se edhe ekziston një klauzolë lirimi në vlerën e 200 milionë eurove që mund t’ia mundësojë Haaland-it kalimi te “Los Blancos” nëse lojtari dëshiron..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat