Tottenham ka dështuar si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Aston Villa, në takimin e javës së 13-të të Premier League.
Aston Villa u tregua "një mace e zezë" për vendasit.
Për spursat shënoi Lo Celso (22') dhe për mysafirët Torres (45+7') e Watkins (61').
Aston Villa renditet në vend të katërt me 28 pikë e ka dy më pak se lideri Arsenali dhe dy më shumë se Tottenham që është në të pestin në klasifikim.