Gattuso: Si është e mundur një gjë e tillë?

Futboll

Gattuso: Si është e mundur një gjë e tillë?

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:35
Gattuso

Kriza e Marseille vazhdon. Skuadra e Gattusos nuk ka fituar në katër ndeshje dhe të shtunën mori një barazim zhgënjyes 1-1 kundër Strasbourg-ut.

OM mban vendin e nëntë në renditje me katërmbëdhjetë pikë, gjashtë larg nga vendi i katërt dhe ende nuk kanë fituar në transfertë.

Siç raportohet nga Ouest France, ish-trajneri i Milanit kritikoi lojtarët e tij, fajtorë se kanë patur plotësisht qasjen e gabuar në pjesën e dytë.

“Nuk mund të ofrojmë një paraqitje si kjo. Më mirë do të humbisja 4-0, do të ishte më e lehtë për ta pranuar.

“Unë marr përgjegjësitë e mia, por nuk e kuptoj se si një ekip mund të luajë një pjesë të parë me atë cilësi dhe pastaj të luajë aq keq në të dytën. Mendoj se ishte pjesa e dytë më e keqe që kur jam këtu”.

“I pyeta lojtarët se si ishte e mundur që të mos fitojmë ato duele, të mos arrijmë në topa të dytë dhe të humbasim topin kaq herë. Jam i trishtuar dhe pres më shumë.

“Pres një reagim shumë të qartë. Pres vazhdimësi, jo paraqitje të izoluara. Një ndeshje nuk zgjat 45 minuta. Duhet ta përballosh me gjendjen e duhur shpirtërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat