Asani: Rrugëtimi im në futboll ka qenë tepër i vështirë, ne shqiptarët jemi shumë nervozë

Futboll

Asani: Rrugëtimi im në futboll ka qenë tepër i vështirë, ne shqiptarët jemi shumë nervozë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:23
Asani

Jasir Asani është zbulimi i ri i kësaj Kombëtareje, megjithatë duhet thënë se është ndër yjet e skuadrës së formuar nga Silvinjo.

Një emër që ishte jo shumë i njohur për publikun e gjerë, i bëri të gjithë për vete me performancën e tij në fushë dhe mbi të gjitha me golat e vlerësuara edhe ndërkombëtarisht.

Sa i përket fillimeve të tij në futboll, Asani shprehet se i ati ka luajtur futboll dhe kur e ka parë të luajë në lagje, e ka kuptuar se ka talent, kështu e ka çuar në stërvitje. “Babi ka luajtur futboll dhe 7-vjeç fillova të luaj në lagje.

Babi më ka parë që kam talent dhe isha te Shkolla e Vardarit, por nuk pranonin lojtarë të tjerë. Fillova vetëm stërvitje, por trajneri më pëlqeu dhe më tha që ‘ti do rrish, transmeton Panorama.

Unë ëndërr e kam pasur gjithmonë Kombëtaren”. Në lidhje me eksperiencës së tij në Korenë e Jugut si futbollist, Jasir Asani shprehet se ka qenë tepër e vështirë. Gjuha, ushqimi, e shumë arsye të tjera e bënë Asanin të mos ishte i lumtur 3-4 muajt e parë.

“3-4 muaj e parë shumë e vështirë, gjuha, ushqimi, futbolli… Nuk je në Europë, njerëzit ishin shumë ndryshe. Ata janë të lumtur dhe nëse humbin ndeshjen, qeshin, mua më ikën mendja se ne shqiptarët jemi shumë nervozë. Ushqimi korean ishte shumë i keq”

Sa i përket familjes, Asani shprehet se kanë qenë shumë mbështetës për të gjatë karrierës në futboll, ndërsa për jetën e tij private, ai tregoi se është në një lidhje dashurie dhe se është gati dhe për martesën.

“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Jam gati për martesë. Duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat