Duka: Synojmë të qëndrojmë sa më gjatë në “EURO 2024”

Futboll

Duka: Synojmë të qëndrojmë sa më gjatë në “EURO 2024”

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 16:37
Duka

Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë në finalet e Kampionatit Europian ka rritur interesin e mediave botërore për kombëtaren kuqezi.

Mediat italiane interesohen më së shumti për lojtarët, por edhe synimet e kombëtares në EURO 2024. Në një intervistë për “SportItalia”, presidenti i federatës, Armand Duka ka dhënë vlerësimet e tij për të gjithë lojtarët kuqezi që luajnë në Itali, ndërsa nuk i ka fshehur ambiciet për në Gjermani.

“Është e vështirë të imagjinohet se deri ku mund të arrijmë.

Gjithçka varet edhe nga shorti i 2 dhjetorit, se cilat skuadra do të kemi në grup. Natyrisht do të luftojmë kundër çdo rivali që na ofron ky short. Qëllimi ynë është të qëndrojmë në këtë event sa më gjatë, ka thënë Duka.

Ndërsa për “Eurosport”, trajneri Sylvinho ka treguar sekretin e suksesit, atë që të gjithë në Shqipëri e kuptuan kur kombëtarja po fitonte me ndeshje të bukura.

“Unë besoj shumë te marrëdhënia me lojtarët. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të mirë, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër.

Pa këto nuk mund të luash. Mund të jesh futbollist i madh, mund të jesh i veçantë, por nëse nuk ke frymën dhe shpirtin e grupit, nuk mund të arrish objektivin. Unë besoj se lojtarët e kanë kuptuar këtë”, është shprehur tekniku brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat