Anglia dhe Franca, favoritët më të mëdhenj!

Futboll

Anglia dhe Franca, favoritët më të mëdhenj!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Ndonëse kanë mbetur edhe gjashtë muaj deri në fillimin e EURO 2024, dhe ende nuk dihen të gjithë pjesëmarrësit (mbeten edhe tre “viza”), në Europë kanë nisur që tani si të thuash “ethet e futbollit”.

Dhe pyetja e parë është kush është favoriti më i madh për të fituar titullin?

Sipas bastoreve, ata janë Anglia, pavarësisht barazimit me Maqedoninë në Shkup, dhe sigurisht Franca e frikshme me Mbappen.

Koeficienti i fitimit të titullit për këto dy përzgjedhje është 5, e ndjekur nga Gjermania me 7, Spanja 8, Portugalia 10, Italia, Belgjika dhe Holanda me kuotën 15.

Në vendin e nëntë është Kroacia me Danimarkën me kuotën 25. Për Serbinë dhe Turqinë kuota është 75.

Sa i përket autsajderëve, Shqipërisë i jepet më pak shanse, kuota është edhe 400, ndërsa Sllovakia me 225, Rumania dhe Sllovenia me 200 shanse disi më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat