Gasperini: Por ka vuajtur shumë

Futboll

Gasperini: Por ka vuajtur shumë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:43
Gasperini

Në një intervistë për Radio Serie A, Gian Piero Gasperini foli edhe për periudhën e kaluar me Josip Ilicic në skuadër.

Trajneri i Atalantas foli për gjendjen shëndetësore të Ilicic, duke filluar nga momenti kur slloveni u prek nga Covid dhe gjithçka që pasoi.

“Këtu u sëmur, edhe pse të gjithë ishim të ndarë, hëngrëm të ndarë, duke respektuar rregullat, në një moment filloi të kishte simptoma, të mos ndjehej mirë, prej andej u izolua plotësisht.

“Nuk duronte më të mos ishte në shtëpi, largësia nga familja, aty nisi vështirësia e tij, ne ishim gjithmonë pranë, ishte një djalë absolutisht normal, ishte ende vetvetja por me këtë vështirësi të madhe.

Gasperini ka kujtuar më pas një episod në periudhën kur futbolli u rikthye me stadiumet e boshatisur para çerekfinales së Champions League të luajtur në Lisbonë kundër PSG-së:

“Mbaj mend se para asaj ndeshje, Ilicic kishte shënuar 4 gola në Valencia. Në atë moment ishte ndoshta mes kandidatëve për Topin e Artë, sigurisht mes të parëve në Europë.

“Një javë para ndeshjes me PSG-në kam shkuar ta vizitoj në një klinikë dhe kishte humbur rreth 10-12 kile.

Mbaj mend se e kam kapur si të ishte një manekin dhe i kam thënë ‘hajde Josip, eja me ne…'”.

Në këtë moment, Gasperini ka qenë i detyruar të ndërpresë intervistën pasi është mallëngjyer duke lënë të kuptohet sa të vështirë ka qenë ato momente për të, për Atalanta-n dhe mbi të gjithë për Ilicic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat