Shqipëria rrezikon short “ferri”

Futboll

Shqipëria rrezikon short “ferri”

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 12:47
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar kualifikimin në “Euro 2024” dhe tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shijojnë përsëri pjesëmarrjen e kuqezinjve në një aktivitet madhor.

Dhe ashtu si në “Euro 2016”, do të ketë një interes të jashtëzakonshëm që edhe në Gjermani të mbushin shkallët e stadiumeve për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj, me biletat që do të kthehen shpejt në objektet më të kërkuara në treg.

UEFA ka mbyllur që në muajin nëntor pjesën e parë të programit të shitjes së biletave për ndeshjet e Europianit, të cilat janë shpërndarë në bazë të një lotarie të veçantë që ka organizuar me shitjen nëpërmjet faqes së internetit të saj, pa ditur në fakt se cilat do të ishin skuadrat dhe duelet për të cilat u blenë biletat.

Së shpejti nis faza e dytë e shitjes së biletave, ajo në të cilën mund të blesh për një ekip specifik, që është kualifikuar në këtë turne. Kjo fazë e dytë nis më 2 dhjetor, pasi të jetë hedhur shorti i fazës në grupe të turneut, dhe të gjithë të dinë se në cilat qytete e stadiume luajnë.

UEFA do të nxjerrë në shitje biletat në bashkëpunim me federatat përkatëse, kjo do të thotë se do t’u delegojë atyre të drejtën e shitjes nëpërmjet portaleve të dedikuara. Kjo nënkupton se që nga data 2 dhjetor, pasi të njihen kundërshtarët dhe stadiumet ku do të luhen tre sfidat e fazës në grupe, FSHF-ja do të ketë në dispozicion biletat.

Më pas FSHF-ja, do t’i nxjerrë në shitje në një numër të caktuar për tifozët einteresuar për t’i blerë biletat, të cilët padyshim që do të jenëtë shumtë. Çmimet janë të pandryshueshme, me katër kategori biletash, ku 30 euro është më elira.

Më pas vazhdohet me 60 euro, 150 euro dhe 200 euro nëfazën në grupe, ku përjashtim bënvetëm ndeshja hapëse me çmimemë të larta.

Barazimi ndaj Ishujve Faroe i kamjaftuar Shqipërisë të sigurojëvendin e parë në grupin e saj kualifikues në “Euro 2024″, por mbi të gjitha të sigurojë për herëtë parë, praninë në vazon e dytënë një short të një turneu madhor.

Një arritje historike, por qëka dy anë të medaljes. Kjo, pasi në vazon e dytë, Shqipëria kapërkrah ekipe, ndoshta më tëlehta se sa rivalë që mund tëdalin në vazon e tretë apo nëtë katërt në short.

Pasi janë luajtur të gjitha ndeshjet dhe përcaktimit të fundit, Shqipëria kashmangur në shortin e 2 dhjetorit kombëtare si: Hungaria,Danimarka, Austria, Turqia dheRumania.

Ndërkohë sa i përketvazos së tretë, aty ka përfunduar Holanda, ndërsa Italia kazbritur në vazon e katërt, pasfitores së Kroacisë.

Kështu kuqezinjtë rrezikojnë edhe një grup”ferri” me kombëtare si Franca, Holanda dhe Italia. Tri ekipet e tjera të grupit të katërtdo të vendosen në Play Off-ine muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat