Perez i bën një dhuratë të bukur Gavit

Futboll

Perez i bën një dhuratë të bukur Gavit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Perez e Gavi

Një nga lojtarët më të talentuar të Spanjës dhe Barcelonës, Gavi u detyrua ta mbyllë para kohe këtë sezon dhe të humbasë Europianin e vitit të ardhshëm për shkak të dëmtimit në ligamente dhe meniskun e gjurit të djathtë.

Mesfushori u dëmtua në ndeshjen e Spanjës ndaj Gjeorgjisë dhe vizitat mjekësore konfirmuan më të keqen.

Mesazhe të shumta mbështetëse kanë shkuar këto ditë në drejtim të 19-vjeçarit teksa nuk mungon edhe një mesazh prej Florentino Perez. Presidenti i Real Madrid sipas asaj që zbulojnë mediat spanjolle i ka shkruar Gavit duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke i theksuar mbështetjen e klubit të tij.

Një gjest për t’u vlerësuar nga numri një i madrilenëve ku sigurisht në raste të tilla, rivaliteti kalon në plan të dytë dhe në fokus është rikuperimi sa më i shëndetshëm i një prej atyre që cilësohen si e ardhmja e mesfushës së spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat