Shaqiri, Xhaka e Zeqiri me Zvicrën zhgënjejnë në Bukuresht 

Futboll

Shaqiri, Xhaka e Zeqiri me Zvicrën zhgënjejnë në Bukuresht 

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 22:55
Pamje nag ndeshja

Shaqiri, Xhaka e Zeqiri me Zvicrën zhgënjejnë në Bukuresht!

Zvicra mbetet në vend të dytë në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Zviceranët nuk ia dolën në Bukuresht, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Rumania. 

Alibec shënoi në minutën e 50-të.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën nga minuta e  parë e Andi Zeqiri nga minuta e 81-të. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-të.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 61-të. 

Rumania ka përfunduar në vend të parë me 22 pikë në Grupin I e Zvicra është në vend të dytë me 17, pasojnë Izraeli me 15, Bjellorusia 12, Kosova 11 dhe Andorra 2 pikë.

Rumania dhe Zvicra sigurojnë biletën për në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat