Rastet më të fundit kanë shtuar alarmin mes klubeve

Futboll

Rastet më të fundit kanë shtuar alarmin mes klubeve

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 19:42
Logo e FIFA-së

Gavi nuk do të shohë fushën deri në fund të sezonit, por ngushëllimi i vetëm i vogël është se Barcelona do të fitojë diçka.

Bëhet fjalë për dëmshpërblimin që me të drejtë i takon të gjitha atyre klubeve që janë të detyruar të heqin dorë nga lojtarët e tyre pas një dëmtimi duke luajtur për kombëtaret e vendeve përkatëse.

Gavi mund të mungojë deri në 9 muaj dhe duket se Barcelona është shumë e zhgënjyer, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle. Sidomos sepse Spanja tashmë ishte kualifikuar dhe ndeshja kundër Gjeorgjisë nuk llogaritej për asgjë.

Barcelona pritet të marrë një kompensim të konsiderueshëm falë “Programit të Mbrojtjes së Klubit”, i cili është një politikë sigurimi e përcaktuar midis FIFA-s dhe klubeve të futbollit që mbulon rrezikun e lëndimit të lojtarëve gjatë ndeshjeve me ekipet kombëtare. Ky program hyri në fuqi në vitin 2012, para Kampionatit Evropian në Ukrainë dhe Poloni.

Sipas kontratës, marrëveshja kompenson ekipet e futbollit deri në një maksimum prej 7.5 milionë euro për lojtar për dëmtim. Maksimumi prej 7.5 milionë është llogaritur në bazë të një norme ditore të kompensimit deri në 20,548 euro, që paguhet për një maksimum prej 365 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat