Prapaskena e zgjedhjes së Abilaliajt

Futboll

Prapaskena e zgjedhjes së Abilaliajt

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 17:58
Abilaliaj

Partizani pret Orges Shehin, në 5 dhjetor seanca në Dhomën e Konflikteve

Trajneri u zgjodh, por trajneri sipas të gjitha gjasave nuk është zgjedhur ende. Arbër Abilaliaj mund të jetë konfirmuar për këtë sezon, por nuk është njeriu që do ti besohet bnjë project afat-gjatë, ashtu si ka në plan Partizani.

Të kuqtë, pas 6 ndeshjesh, edhe pse e fundit u ndërpre për tragjedinë që ndodhi me Dëamena, vendosën t’i dorëzojnë zyrtarisht pankinën Drejtorit Sportiv, që deri tani kishte bërë pesë fitore radhazi. Por çështja e trajnerit të Partizanit mbetet hapur, me këtë lëvizje të drejtuesve të klubit, mes tyre edhe vetë Abilaliajt.

Në fund të sezonit Partizani do të futet sërisht në lojë për një trajner, ndoshta edhe më herët. E atëherë llogaritë fillojnë të bëhen të qarta. Klubi është duke pritur dikë: Orges Shehin. Akordi me ish-teknikun e Tiranës është në fuqi dhe palët kanë vazhduar kontaktin, në nivelet e larta. Në fakt, ajo që bën më tepër kuptim është se Partizani nuk ka qenë asnjëherë në kontakt me trajnerë të huaj, pavarësisht se ka patur profile nën vëzhgim.

Presidenti Demi nuk dëshiron më të punojë me të huaj dhe kërkon të kthehet në pistën shqiptar, me trajnerë që kanë treguar se janë të aftë të fitojnë. 46 vjeçari pret ende të marrë zgjidhja mosmarrëveshja e tij me klubin Tirana dhe në 5 dhjetor është caktuar seanca e gjyqit, në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF.

Pas këtij vendimi mund të kuptohet më shumë se cfarë do të ndodhë. Tekniku mund të qendrojë deri në fund të sezonit në pritje për të marrë pankinën prestigjoze, ose në rast vështirësie të Abilaliajt dhe Partizanit mund të futet në lojë edhe më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat