Ten Hag kërkon përforcime në mbrojtje

Futboll

Ten Hag kërkon përforcime në mbrojtje

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:33
Ten Hag

Prioriteti kryesor i Manchester United në merkaton e Janarit është përforcimi i repartit të mbrojtjes.

Djajtë e Kuq kanë vuajtur shumë dëmtime gjatë këtij edicioni dhe çfarë ka lënë më shumë për të dëshiruar ka qenë prapavija.

United u mund së fundmi me rezultatin 3-0 ndaj Man.City dhe Newcastle United, ndërsa në Champions League pësuan 4 gola ndaj danezëve të Copenhagen.

Disa prej lojtarëve kyç të sezonit të shkuar në anën defensive si Lisandro Martinez dhe Casemiro kanë munguar në fillimin e këtij edicionin futbollistik dhe nuk ka dyshime që Erik ten Hag do të kërkojë alternativa të tjera për këtë repart në Janar.

Një emër më konkret për 20-herë kampionët e Anglisë është Jean-Clair Todibo. Mbrojtësi aktivizohet me skuadrën e Nice në Francë dhe u monitorua nga Djajtë e Kuq edhe gjatë verës, kur u përfol një largim i mundshëm i Harry Maguire.

23-vjeçari ka spikatur me performancat e tij në zemër të mbrojtjes në Ligue 1 dhe së fundmi mori një ftesë edhe nga Didier Deschamps në përfaqësuesen e Francës.

Ai e nisi karrierën tek Toulouse por iu bashkua Barcelonës në një periudhë të shkurtër, ku nuk pati mundësi të lërë gjurmë. Nga drejtuesit e Nice, Jean-Claire Todibo vlerësohet me 35 milionë paundë, ndërsa transferimi i mbrojtësit kërkohet me ngulm nga Ten Hag për t’i dhënë fund telasheve në repartin mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat