Newcastle kërkon mbrojtës, Djalo synim i skuadrës angleze

Futboll

Newcastle kërkon mbrojtës, Djalo synim i skuadrës angleze

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Klubi anglez, Newcastle United është në kërkim të një mbrojtësi për pjesën e dytë të garave.

Mbrojtësi i Lilles, Tiago Djalo sipas medieve britanike, është objektiv i Newcastle United.

23-vjeçari është afër rikthimit në fushën e blertë pas lëndimit të pësuar pak muaj më parë.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe thuhet se është një admirues i madh i Djalo, të cilin e do në skuadër qysh në janarin që po vjen.

Mosha e lojtarit është ideale, duke pasur parasysh se skuadra angleze ka mbrojtës më të vjetër.

Djalo mund të transferohet për një çmim më të ulët në janar, pasi do të jetë lojtar i lirë në verë e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat