Mbappe: Është talent, fituam 14:0 sepse donim të thyenim rekordin

Futboll

Mbappe: Është talent, fituam 14:0 sepse donim të thyenim rekordin

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 20:06
Mbappe

Franca theu rekordin e vetë në ndeshjen ndaj Gjibraltarit, të cilën e fitoi me rezultatin 14-0, ndërsa fitorja më e thellë e saj kishte qenë 10-0 në 1996.

Duke folur pas këtij takimi, që u luajt të shtunën në mbrëmje dhe në të cilin realizoi “hat-trick”, Kylian Mbappe e vendosi theksin te goli që shënoi nga mesfusha, ndërsa u shpreh me shaka se duhet talent për ta realizuar.

“Goli nga mesfusha? Është talent. Kisha 20-25 minuta që e shikoja portierin, ai ishte shumë i avancuar dhe e bëra. Unë qëllova instinktivisht”-tha ai.

Ndërsa sa i përket triumfit me rezultatin më të thellë ndonjëherë, Mbappe shtoi se donin të thyenin rekordin dhe ia dolën.

“Ne donim të thyenim rekordin kundër Azerbajxhanit, (10-0 në 1996) dhe në fund ia dolëm”-deklaroi sulmuesi i Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat