Mbappe: Unë nuk jam dikush, që ka frikë të flasë

Futboll

Mbappe: Unë nuk jam dikush, që ka frikë të flasë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 15:53
Mbappe

Kylian Mbappé doli në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Francës dhe Gjibraltarit. Kapiteni i “Les Bleus” nuk kishte marrë pjesë në një konferencë për shtyp që prej 15 qershorit.

Ai është pyetur për heshtjen e tij mediatike dhe Lojërat Olimpike: “Hera e fundit ishte në qershor, kumtova që në fjalimin tim të parë se nuk do të merrja pjesë në të gjitha konferencat për shtyp.

Thashë që nuk jam eprori hierarkik i Antoine, ai dha pas tre konferenca. Pastaj e lëmë derën hapur edhe për të tjerët. Është një dëshirë për ta ndarë lidershipin. Nuk kam frikë të vij këtu, por kombëtarja franceze nuk është vetëm e imja”.

“Topi i Artë”: “Unë nuk jam dikush, që ka frikë të flasë.

Messi e meritoi atë. Natën e finales së Kupës së Botës e dija që ai kishte fituar edhe Topin e Artë”, tha Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat