Anulohet miqësorja

Futboll

Anulohet miqësorja

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 13:34
Vllaznia

Sot ishte planifikuar një ndeshje miqësore mes Vllaznisë dhe Kastriotit në stadiumin “Loro Boriçi”, por nuk do të zhvillohet.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale.

"KF Vllaznia bën të ditur se ndeshja miqësore ndaj ekipit të Kastriotit, e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, nuk do të zhvillohet.

Ekipi krutan e ka patur të pamundur për të udhëtuar drejt Shkodrës për disa arsye të rëndësishme dhe si rrjedhojë, kjo ndeshje nuk do të luhet", njofton Vlaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat