Arkitekti brazilian që dërgoi shqiponjat në Berlin

Futboll

Arkitekti brazilian që dërgoi shqiponjat në Berlin

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 22:56
Sylvio Mendes Campos Junior

10 muaj më parë në tokën shqiptare zbriti trajneri Sylvio Mendes Campos Junior, i cili ndryshoi lojën e kombëtares shqiptare.

Silvinjo e pasoi Edouard Rejën, i cili ishte për tre vite e gjysmë në timonin e kuqezinjve. Braziliani firmosi kontratë për 18 muaj me kombëtaren shqiptare.

Marrëveshja kishte në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Objektiv që u arrit në natën e 17 nëntorit.

Në rast të arritjes së objektivit ishte rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.

Silvinjo debutoi me shqiponjat më 27 mars të këtij viti në Poloni, ku pësoi disfatën e parë.

Megjithatë, kjo humbje shërbeu motivim për futbollistët dhe vet trajnerin që të nisin një rrugëtim të paharrueshëm, duke bërë të pamundurën të mundur.

Në ndeshjet e qershorit për kualifikime, Shqipëria fitoi ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe për të nisur ëndrrën.

Supergolat e Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit bënë që të çmendin të gjithë shqiptarët që jetojnë në të gjithë trojet shqiptare.

Ndërkohë, në shtator kuqezinjtë e morën një barazim ndaj Republikës Çeke dhe e mposhtën Poloninë në “Air Albania”.

Në muajin e kaluar, Shqiponjat u hakmorën për humbjen e marsit, fituan ndaj çekëve me rezultat 3-0 në Tiranë.

Megjithatë, e gjitha u kulmua me barazimin e sotëm ndaj Moldavisë me rezultat 1-1.

Shqipëria pas shtatë ndeshjeve ka katër fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. Përgjatë kësaj kohe ka shënuar 12 gola dhe ka pranuar katër të tillë.

Përndryshe, Shqipëria për herë të fundit u kualifikua në një Evropian në Paris të Francës, më 2016. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat