Kombëtarja e Shqipërisë të enjten në mesditë zbarkon në Moldavi

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë të enjten në mesditë zbarkon në Moldavi

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Shqipëria

Përgatitjet e kombëtares për ndeshjen kundër Moldavisë, për kualifikueset e Euro 2024, tashmë kanë nisur.

Kuqezinjtë shkojnë në takimin më të rëndësishëm të kësaj fushate eliminatore, në kohën kur një pikë i dërgon të besuarit e Sylvinhos në Gjermani.

Asgjë nuk i lihet rastësisë në këtë pikë, me itinerarin e përcaktuar në detaje, deri në përballjen e të premtes, me orën 18:00 me orën e Tiranës.

Sidoqoftë, fluturimi me çarter i kombëtares do t’i mundësojë atyre mbërritjen në aeroportin e Kishinjev rreth mesditës me orën lokale. Akomodimi do të jetë në një hotel pranë qendrës së qytetit e pranë aeroportit për të evituar lëvizjet e gjata.

Në orën 17:15 pastaj do të jetë konferenca për shtyp e teknikut Sylvinjo dhe një futbollisti, që do të paraprijë seancën zyrtare stërvitore, të programuar në orën 18:00.

Ashtu si është tashmë e zakonshme, seanca në stadiumin Zimbru është menduar rreth orarit të ndeshjes, që do të luhet të premten dhe në të cilën kuqezinjtë do të kërkojnë të ruajnë pathyeshmërinë që zgjat nga debutimi me Poloninë, humbja e vetme e Shqipërisë. Kthimi pastaj do të jetë pot ë premten, me synimin që kuqezinjtë të shtunën të nisin menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese me Ishujt Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat