Barcelona ka gati goditjen e radhës

Futboll

Barcelona ka gati goditjen e radhës

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:52
Flamuri i Barcelonës

Barcelona është gjithnjë në kërkim të lojtarëve të rinj që mund të atashohen në ekipet e moshave e më pas te të rriturit.

Mes tyre është edhe talenti nga Mali, Ibrahim Diarra, lojtar që po shkëlqen në botërorin U-17 që po zhvillohet në Indonezi.

Sipas mediave spanjolle, zbuluesit e talenteve të klubit “blaugrana” janë duke ndjekur nga afër lojtarin dhe së shpejti pritet t’i bëjnë një ofertë. Një lojtar që konsiderohet një talent dhe që mund të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi sezonin tjetër.

Ibrahim Diarra ka tërhequr vëmendjen e Barcelona më herët se ku botëror, që kur luante në Kupën e afrikës me kombëtaren e moshave, disa muaj më parë. Sipas “Jijantes”, Barcelona synon ta ketë pjesë të formacionit të saj që sezonin e ardhshëm 2024-2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat