Risia e AF Elbasanit

Futboll

Risia e AF Elbasanit

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:35
AF Elbasani

AF Elbasani ka rikthyer entuziazmin në qytet. Skuadra verdheblu ka vuajtur në vitet e fundit, por këtë sezon po garon për rikthimin në Superiore, aty ku e ka vendin.

Klubi është riformatuar, presidenca e re ka afruar lojtarë të fortë dhe tifozët janë rikthyer masivisht në stadium për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede, renditet në vendin e dytë në Kategorinë e Parë me 22 pikë, duke qenë vetëm 4 pikë larg Bylisit kryesues.

Në një prononcim për “Elite Show”, çdo të hënë në SportNews (21:00) nën drejtimin e moderatorit Gjergji Stefa, Naim Dani deklaroi:

“Skuadra shqiptare me më shumë tifozë në stadium është AF Elbasani, që ka rreth 2000 tifozë në çdo ndeshje”, u shpreh administratori i “BBS Security”.

Së fundmi është krijuar edhe dyqani zyrtar i klubit, nismë e Elton Guranjakut, drejtorit sportiv të klubit verdheblu. Një risi kjo në futbollin shqiptar.

Tashmë çdo tifoz i dy herë kampionëve të Shqipërisë do të ketë mundësinë të blejë fanella, por edhe aksesorë të tjerë të skuadrës së zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat