​Nuza e Kastrati delegohen nga UEFA në turnetë kualifikuese për U19

Futboll

​Nuza e Kastrati delegohen nga UEFA në turnetë kualifikuese për U19

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:10
Genc Nuza

Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, me asistentët Arbnor Bullatovci dhe Bujar Selimaj do të marrin pjesë në turne të ndryshëm kualifikues të Evropianit për grupmoshat U19.

Genc Nuza do të gjykojë në turneun i cili mbahet në Suedi. Në ndeshjet Itali – Lihteshtajn dhe Itali – Suedi do të jetë si gjyqtar kryesor, ndërsa në ndeshjen Suedi – Lihteshtajn do të jetë gjyqtar i katërt.

Ndërkaq, Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në turneun kualifikues,

Ai mbahet në Irlandë të Veriut dhe do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Irlandë e Veriut – Hungari dhe Irlandë e Veriut – Portugali, ndërsa si gjyqtar i katërt do të jetë në ndeshjen Irlandë e Veriut – Çeki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat