Zyrtarizohet te Napoli

Futboll

Zyrtarizohet te Napoli

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 20:23
Walter Mazzarri

Napoli ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia dhe rikthimin e Walter Mazzarrit.Walter Mazzarrit

“Societa Sportiva Calcio Napoli ka vendosur të largojë zotin Rudi Garcia nga roli i trajnerit. Falënderojmë atë dhe stafin e tij për bashkëpunimin e treguar deri më tani”, thuhet në njoftimin e shkurtër të lëshuar nga klubi.

Francezi, që mori drejtimin e Napolit në fillim të këtij sezoni, udhëhoqi skuadrën në 16 ndeshje – teksa pati bilanc prej tetë fitoreve, katër barazime dhe katër humbjeve.

Pasardhësi i Garcias është Mazzarri, i cili kishte udhëhequr napolitanët nga viti 2009 deri më 2013.

62-vjeçari fitoi Kupën e Italisë për Napolin në sezonin 2011/12, duke mbikëqyrur 89 fitore, 49 barazime dhe 44 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat