Çfarë po ndodhë në Hasanbeg të Shkupit?

Futboll

Çfarë po ndodhë në Hasanbeg të Shkupit?

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:05
Fusha në Hasanbeg

Në një para lagje të Shkupit, për të cilën tani më kemi shkruar disa herë për anën pozitive të sportit po ndodhin çudira të shumta. 

Në Hasanbeg, futbolli (Fortuna) është sport numër një edhe pse atje funksionojnë edhe dy klube sportive ai i karatesë (Kushtrimi) dhe boksit (Hasanbegu). 

Në ndeshjen e fundit kampionale (Liga rajonale) të ditës së shtunë me skuadrën e Rinisë, po nga Shkupi ekipi nga Hasanbegu në fushë kishte një ekip që mezi kishte kaluar moshën madhore. 

Nga 11 futbollistët në fushë mesatarja arrinte 19.5 vjet, të cilën mesatare e prishte mesfushori me 36 vjet e 5 ditë. 
Nga dokumentet zyrtare të ndeshjes shihet qartë se në ekipin bazë në fushë ishin katër futbollist të lindur në vitin 2007.

 “Çfarë statistike - ne jemi Ajaxi i shqiptareve. 

Në ndeshjen me Rininë e Svilares, skuadra e seniorëve të Fortunës, në një moment në pjesën e dytë kishte një mesatare të shkëlqyer.

11 futbollistët në fushë kishin një mesatare prej 19.5 vjet me 4 futbollist 16 vjeçar. 

Ja pse ne jemi Ajaxi i shqiptarëve dhe pse Fortuna prodhon futbollist të rinj. 

Kohë më parë portieri i tyre Arijan Aliti (U9), shënoi rekord në futbollin e vendit fqinjë. 

Ai në një ndeshje nga loja shënoi 5 gola. Jo hiç më pak sezonin e shkuar sulmuesi i tyre Fati Sinani (U9) shënoi më shumë se 70 gola. Me U9, dolën kampionë shtetëror. 

Në këtë sezonin aktual me seniorët kryesojnë renditjen e Ligës Rajonale, me pionierët po ashtu kryesojnë renditjen, me para pionierët janë në vendin e dytë. Po ashtu me grup moshat e reja në të gjitha kategoritë janë në mesin e dy skuadrave në grupet e tyre përkatëse. 

Me sukseset e saja në fushën e lojës por edhe në prodhimin e futbollistëve të rinj, Fortuna e Hasanbegut, është një nga klubet ambasadore të Karadakut. Nga kjo skuadër kanë dal emra  të futbollistëve të rinj si: Behar Feta (Maribor), Xhemil Jahiu (Voska Sport), Mehmed Mehmed (NK Orient Rijekë), Xhezair Avduli (Arsimi – Çegran) etj.”, shkruan në faqen e klubit Fortuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat