Fati i keq i talentit turk te Real Madridi

Futboll

Fati i keq i talentit turk te Real Madridi

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 13:36
Arda Gyler

Fati i keq po e përndjek mesfushorin turk të Realit të Madridit, Arda Gyler.

Teksa të gjithë po prisnin debutimin e tij në La Liga në javën e kaluar apo në mesjavë në Ligën e Kampioneve, atij do t’i duhet ta shtojë dhe më tej prezantimin zyrtar me fanellën e “los blancos”-ve.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, e konfirmuar dhe nga trajneri Karlo Ançeloti, Gyler ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor, që pritet ta mbajë jashtë fushave për të paktën një muaj.

Pasi ka harruar dhimbjen me meniskun e tij, dëshira e madhe për t’u rikthyer dhe për t’u prezantuar para tifozëve të Realit i ka kushtuar më shtrenjtë turkut, i cili ka humbur dhe takimet e Turqisë kundër Gjermanisë dhe Uellsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat