Tuci, shënon në ndeshjen e tretë radhazi në kampionatin kroat

Futboll

Tuci, shënon në ndeshjen e tretë radhazi në kampionatin kroat

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 20:25
Tuci

Sulmuesi shqiptar i Lokomotiva Zagreb është duke kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në tre ndeshje radhazi në kampionatin kroat.

Tuci zhblloki takimin në minutën e 11’, duke kaluar Lokomotiva Zagrebin në avantazh.

Vendasit barazuan me Zivkovic në minutën e 88’, duke bërë që si Osijek ashtu edhe Lokomotiva Zagreb të dilnin me nga një pikë nga kjo përballje.

Deri në këto momente, në 15 ndeshje Tuci ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asist.

Pas këtij takimi Osijek renditet në vend të pestë me 22 pikë, teksa Lokomotiva Zagreb renditet në vend të shtatë me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat