Ndeshja me Izraelin, Komuna e Prishtinës mbyll parkingun prapa Pallatit të Rinisë

Futboll

Ndeshja me Izraelin, Komuna e Prishtinës mbyll parkingun prapa Pallatit të Rinisë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 19:02
Pamje e Prishtinës

Ndeshja me Izraelin, Komuna e Prishtinës mbyll parkingun prapa Pallatit të Rinisë!

Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për qytetarët që ta shfrytëzojnë gjatë ditës së nesërme trafikun publik apo të bëjnë zgjidhje alternative për parkim, meqë të dielën më 12 nëntor parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur me kërkesë të Policisë së Kosovës.

Kjo për shkak të ndeshjes në mes të Kosovës dhe Izraelit, për të cilën edhe Policia e Kosovës dhe Federata e Futbollit kanë marrë masa të rrepta sigurie.

 “Udhëzohen qytetarët që të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafikun Urban, sepse nesër më 12 nëntor, për shkak të lojës së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Prishtina Parking Sokol Havolli”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat