Batatina: Kemi luajtur me kujdes

Futboll

Batatina: Kemi luajtur me kujdes

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 16:33
Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij e mposhti Feronikelin 74, pasi u tregua më i kujdesshëm.

“Kemi qenë të vëmendshëm, të kujdesshëm.

Pavarësisht renditjes së Feronikelit në tabelë kemi luajtur me kujdes sepse kjo skuadër meriton të jetë më lartë në tabelë.

Në pjesën e parë dominuam më shumë.

Kishim gjysmëraste por ishim shumë të kujdesshëm. Administruam lojën mirë.

Kemi bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Ne na duhen pikët dhe duhet të aplikojmë lojë të mirë, e më pas pikët vijnë”, deklaroi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat