Hamann kritikon rolin e Gundoganit

Futboll

Hamann kritikon rolin e Gundoganit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:40
Hamann

Ilkay Gundogan është kritikuar për rolin e tij si kapiten i Gjermanisë në vitin 2023.

Mesfushori ishte një prej futbollistëve kryesorë te Manchester City, veçanërisht sezonin e kaluar, duke fituar tripletën historike me klubin anglez.

Megjithatë, rezultatet nuk po janë te mira për Kombëtaren e Gjermanisë, aty ku mesfushori me prejardhje turke mban shiritin e kapitenit.

Udhëheqja e 33-vjeçarit shihet si thelbësore nga përzgjedhësi, Julian Nagelsmann, me një mori lojtarësh të rinj të talentuar në dispozicion, së bashku me një përvojë të kufizuar në skuadër.

Gjithsesi, besnikëria e Nagelsmann ndaj Gundogan ka tërhequr një kritikë të ashpër nga ish-lojtari gjerman. Dietmar Hamann, i cili pretendon se është një problem i vërtetë në kampin e Gjermanisë.

“Është një gabim për Nagelsmann të mbajë Gundogan si kapiten. Ne (Gjermania) nuk jemi aq dominues në lojëra sa Manchester City. Ai ishte në gjendje të luante me pikat e tij të forta në City.

Nëse i mbledhim, ndoshta dhjetë nga 70 ndeshjet e tij ndërkombëtare kanë qenë të mira. Nëse ai është kapiten, ju humbisni opsionet. Ai duhet të luajë më tej, por ne kemi Musiala dhe Wirtz, dhe ata duhet të luajnë”, deklaroi Hamann..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat