Silvinjo: Ja pse nuk u grumbullua Marvin Çuni

Futboll

Silvinjo: Ja pse nuk u grumbullua Marvin Çuni

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:12
Silvinjo

Shqipëria ka dhe dy finale të fundit përballë Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe në “Air Albania” për të shkuar në Europianin “Gjermani 2024”.

Trajneri Silvinjo ka folur në konferencën për shtyp për këto dy përballje dhe gjithashtu për lojtarët e grumbulluar.

“Fillimisht, kemi dy finale, të rëndësishme. Vijmë këtu me 40 lojtarë të grumbulluar, këtë herë 24, hera e parë për Muçollin. Mihaj kishte një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por jemi të mbuluar në atë pozicion.

Sa i përket fazës ofensive kemi Cikalleshin dhe Dakun.

Ne ndoshta kemi sulmues të dytë Uzunin e Seferi dhe një lojtar tjetër si i dytë,

Çuni kishte një mundësi me ne me Bullgarinë, e kam provuar në krah, por ai nuk është lojtar i krahut, por në këtë moment kemi 3-4 lojtarë në zonë, Ndoshta mungojnë lojtarë krahu në mesfushë, ndaj morëm Muçollin.

Jemi në dy ndeshje vendimtare për ne. Ato përcaktojnë të ardhmen tonë, në aspektin futbollsitik. Ne mendojmë se Muçolli është teknikisht i aftë të lëvizë topin, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë te Goteborgu.

Nuk është një lojtar tranzicioni por teknik, menaxhon mirë ndeshjen. Ne do të gjejmë përballë skuadra të rreshtuara mirë. Kemi dy kundërshtarë që mbrohen mirë. Moldavia lejon pak hapësira, është e rëndësishme që të qarkullojmë mirë topin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat